Mozzik 780x4391 1 560x416 - Mozzik publikon këngën e re “Dashni me Photoshop”

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, në mesnatë ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Dashni me Photoshop” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur producenti Rzon.

Videoja i është besuar produksionit ‘Sekuencë’, të cilën tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube.

Krahas këtij të fundit, projekti është shpërndarë edhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Besohet se edhe kjo këngë e Mozzik do të pritet mirë nga publiku, gjersa reagimet e para ishin tejet pozitive.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.