w 12 560x416 - Mozzik viziton Prekazin, këto janë fjalët e tij

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu apo siç njihet për publikun Mozzik, gjatë ditës së djeshme (e diel) ka vizituar Prekazin.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet e tij sociale, derisa shfaqet tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në postimet që ka shpërndarë me 1.5 milion ndjekësit, artisti shtoi se duhet të ruajmë e kujtojmë historinë deri në fund të jetës.

“Në Prekazin historik! Lavdi të rënëve. Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha”.

“Ruajeni historinë, kujtojeni, e duajeni atë deri në fund të jetës”, ka thënë ai.

w 11 - Mozzik viziton Prekazin, këto janë fjalët e tij

Mozzik ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të ri “Mozzart”, të cilin e lansoi në fund të muajit korrik.

Albumi u prit shumë mirë nga publiku dhe thuajse çdo këngë e tij u shndërrua në hit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.