Vaksinimi ne Kosove 11 560x416 - MSH-ja paralajmëron nisjen e vaksinimit mbi moshën 55 vjeç

Një ditë pas Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar blerjen e mbi 81 mijë dozave të vaksinës kundër Covid 19, MSH ka bërë të ditur se do të nis vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 55 vjeçare.

Sipas MSH-së personat që kanë të drejtë të vaksinohen do të jenë ata me sëmundje kronike pa dallim moshe , qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit.

Sipas MSH -së të drejtë vaksinimi do të kenë edhe qytetarët të cilëve iu kërkohet vaksinimi nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).