auto Mural15623111301 560x416 - “Mural Fest” me art thërret për tolerancë

Ka mbetur më pak se një javë, që disa hapësira publike në Komunën e Ferizajt të vihen në dispozicion të artistëve të njohur të muraleve, e që përmes artit do të bëjnë thirrje edhe për tolerancë.

Energjia e tyre, vizioni dhe ngjyrat do të mbulojnë fasadat e zymta të ndërtesave dhe muret nëpër rrugë të ndryshme të qytetit. E gjithë kjo punë do të shënojë edhe edicionin e katërt të festivalit ndërkombëtar të muraleve në Ferizaj “Mural Fest”, i cili do të realizohet nën moton “Me art për tolerancën”. Për ta arritur këtë, “Mural Fest” ka ftuar artistë nga e gjithë bota. U është kërkuar që për shtatë ditë ta bëjnë më të mirën e tyre.

Drejtoresha e këtij festivali, Lebibe Topalli, ka thënë se sjellja e artistëve të tillë është e kushtueshme për organizatorët e festivalit “Mural Fest” dhe mospërkrahja e mjaftueshme institucionale ndikon edhe në realizimin e festivalit.

Këtë vit e kemi nderin që përsëri t’i kemi partner Ambasadën e SHBA-së, dhe atë të Zvicrës dhe disa biznese lokale që na ndihmojnë., ka thënë Topalli.

Edicioni i sivjetmë nis më 10 korrik dhe përfundon në ditën e 17-të të këtij muaji.


www.foxshop-ks.com