Festivali i muraleve, që për të katërtin vit, do t’i japë ngjyrë Ferizajt, në edicionin e sivjetmë do të shtrihet edhe jashtë qytetit ku ka nisur rrugëtimin.
Organizatorët e festivalit ndërkombëtar të muraleve “Mural Fest” tashmë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në këtë qytet.

Memorandumi synon gjithëpërfshirjen e krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme në këtë qytet. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”, kanë nënshkruar dokumentin që parasheh organizimin e aktiviteteve të shumta në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve.

Por me vepra arti që sivjet do të realizohen rreth motos “Me art për tolerancë”, “Mural Fest” do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.