mustafa sandal pas shkurorezimet me modelen boshnjake tani ne romance me bukuroshen turko indiane 560x416 - Mustafa Sandal pas shkurorëzimet me modelen boshnjake, tani në romancë me bukuroshen turko-indiane

Mustafa Sandal po raportohet se ka gjetur ngushëllim të ri pas ndarjes nga bashkëshortja, modelja Emina Jahovic.

Këngëtari turk thuhet se ka rilindur në saje të dashurisë së re që po e përjeton me Ceren Hindistan, e cila ka folur për mediat e Turqisë.

“Po e ndjej se më po më vendosni në pozitë të palakmuar. Jemi miq, po bisedojmë…”, tha bukuroshja për mediat turke duke refuzuar të mohoj lidhjen e tyre.

“Ne e njohim njëri-tjetrin. Fakti që pala tjetër nuk dëshiron që unë të flas, po ndihem shumë keq. Ne e njohim njëri-tjetrin. Unë nuk e njoh një grua që nuk dëshiron të bie në dashuri me Mustafa Sandalin”, shtoi ajo.

mustafa sandal pas shkurorezimet me modelen boshnjake tani ne romance me bukuroshen turko indiane - Mustafa Sandal pas shkurorëzimet me modelen boshnjake, tani në romancë me bukuroshen turko-indiane

Ajo më tutje deklaroi se për momentin janë në njohje e sipër dhe se nuk dihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

“Ne duam ta kalojmë këtë proces në një mënyrë të veçantë duke e njohur më tepër njëri-tjetrin. Në fund, ndoshta do të ndodh diçka, ndoshta jo. Filluam të bisedonim përmes rrjeteve sociale. Ndonjëherë ju duhet të përfitoni nga bekimet e teknologjisë”, tha bukuroshja që ka prejardhje nga India, por që është lindur dhe rritur në shtetin turk.

Theksojmë se Hindistan është nënë e vajze të quajtur Arya Rima Aslan gjersa edhe këngëtari është baba i dy djemve, Yaman Sandal dhe Yavuz Sandal. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.