kabineti i shkolles se agrobiznesit ferizaj1 560x416 - MZhE-ja kompleton kabinetin e shkollës së agrobiznesit në Ferizaj

Shkolla e mesme profesionale e agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj ka përfituar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik një varg pajisjesh teknologjike në vlerë prej 20 mijë eurosh, derisa kjo shkollë disa herë me radhë gjatë vjetëve të fundit është cilësuar si shkolla më moderne për menaxhim dhe cilësi të mirë.

Me këtë donacion tashmë kjo shkollë ka kompletuar klasën për teknologji informative me pajisjet elektronike, si kompjuter, Smart TV, printer 3D dhe një varg pajisjesh të tjera, të cilat u nevojiten nxënësve për punë praktike.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.