Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, në prag të festës së Fitër-Bajramit, ka ndihmuar rreth 250 familje skamnore me pako ushqimore.
Lista e familjeve të përzgjedhura për të ndihmuar u bë nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
Me këtë rast u vlerësua lart kontributi i kësaj organizatë që ndihmoi këto familje në prag të Festës së Bajramit.
Familjet që gëzuan këto ndihma kanë falënderuar këtë organizatë dhe Komunën e Ferizajt që sadopak po i ndihmon me rastin e kësaj feste.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.