ferizaj 5 660x3301 560x330 - Në 20 vjetorin jubilar të “Epopesë së Jezercit”, nesër me disa aktivitete do të nderohen dëshmorët e rënë në këtë betejë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj me rastin e 20 vjetorit jubilar të “Epopesë së Jezercit”, në nderim të bashkëluftëtarëve dëshmorëve të rënë fton për homazhe në nder të gjithë dëshmorëve të UÇK-së të komunës se Ferizajt.

“Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në nder të 20 vjetorit jubilar të “Epopesë së Jezercit”, në nderim të bashkëluftëtarëve e dëshmorëve të rënë në këtë betejë: Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, si dhe në nder të të gjithë Dëshmorëve të UÇK-së të komunës sonë, ftoheni në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj si dhe ftoheni në programin e organizuar në nder të kësaj beteje.

Agjenda: 28.09.2018:

– 09:00 – takimi për nisje në homazhe – Sheshi “Adem Jashari” – tek platoja para Komunës së Ferizajt;
– 10:00 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së;
– 12:00 – Ekspozitë me foto dhe relikte nga lufta e UÇK-së – Galeria e Arteve – Ferizaj;
– 14:00 – Koncert për fëmijë – platoja para Komunës së Ferizajt;
– 16:00 – Akademia Solemne – fshati Jezerc – oborri i shkollës (organizimi me autobus – 15:00 oborri mbrapa i shkollës Gjon Serreqi – Ferizaj). Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!”, thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.