850x636 gjykata 780x439152516898115253422421 560x416 - Në Ferizaj denoncohen 8 biznese, 4 dyshohen për vepra penale

Inspektorati i Ferizajt gjatë periudhës së fundit kohore ka rritur në masë të madhe kontrollet e produkteve ushqimore nëpër biznese të ndryshme afariste.

Madje kontrollet e tilla janë rritur edhe ndaj transportuesve të produkteve ushqimore. Ndaj bizneseve për mish të prishur janë proceduar gjithsej 8 lëndë për gjykatë, 4 prej tyre në prokurori për dyshime të veprave penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë kësaj periudhe të vitit janë konfiskuar dhe asgjësuar 3 tonë të mishit të prishur dhe nënprodukte të tij, gjithashtu janë konfiskuar dhe asgjësuar rreth 2 tonë të produkteve të prishura të qumështit dhe nënprodukte të tij.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit i Ferizajt, ka sqaruar se ndaj bizneseve që kanë mbajtur mish të prishur janë iniciuar gjithsej 8 lëndë për Gjykatën Themelore në Ferizaj. “Nga 8 lëndë sa kemi dërguar në gjykatë ndaj bizneseve për produkte të prishura, 4 prej tyre i kemi dërguar edhe në prokurori me dyshimin për vepra penale”./koha/