enver hoxha1 560x416 - Në Ferizaj do të ndërtohet shtatorja 11 metra e Enver Hoxhës

Erald Selca nga Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, ka thënë në Info Magazine se kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e Enver Hoxhës të organizuar në Ferizaj.

Madje ai tha se Svarqa është përkrahës i ndërtimit të përmendores së Enver Hoxhës

“Kryetari i komunës së Ferizajt ka dashur sot të marrë pjesë në ceremoninë për Enver Hoxhën dhe kjo është shumë e mirë”, ka thënë Selca.

“Për dallim prej Bajrushit që është frikësuar ta mbështes këtë projekt, Muharrem Sfarqa e ka mbështetur këtë ide dhe madje ka shprehur dëshirë që të marrë pjesë në ngjarjen e zbulimit të shtatores”.

“Nuk është ide bizare me ja ndërtuar bustin liderit ma të madh në historinë shqiptare nëse ka bust për të 8 metra ne do të ia ndërtojmë 11 metra. Ideja e ndërtimit të përmendores nuk është e tashme është e kamotshme. Mjetet ekzistojnë, financimi do të jetë me forca vetanake edhe Enver Hoxha e ka çliruar Shqipërinë ne 45-ën me forca vetanake ku kanë dhënë jetën 28 mijë persona”, ka thënë Selca në Info Magazine në Klan Kosova.

“Ne do ta ndërtojmë, do të kemi befasi me 16 tetor. Ne preferojmë ta ndërtojmë në mes Prishtinës dhe Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt ka dashur sot të marrë pjesë në ceremoninë për Enver Hoxhën dhe kjo është shumë e mirë”, tha ai.