1BE42CE9 94F1 4A2A 8216 30EFB62EE527 560x416 - Në Ferizaj konfiskohen produkte kozmetike dhe veshmbathje

Se Inspektorati Komunal i Ferizajt është kampion më rang republike në luftë kundër produkteve të dyshimta e dëshmojnë aksionet e përditshme me autorizimin dhe mbështetjen edhe të të parit të qytetit, Agim Aliu.

Inspektorati Komunal po vijon aksionet në terren në kontrollin e produkteve që ofrohen në tregun e Ferizajt. Së fundmi, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë ndaluar një mjet transportues që po qarkullonte i ngarkuar me mallra, përkatësisht produkte kozmetike dhe veshmbathje ku pas kontrollit, doli se ato nuk kanë dokumentacionin përcjellës që dëshmon origjinën e produkteve dhe destinimin, rrjedhimisht edhe u konfiskuan.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal bëri të ditur se aksione të tilla ky mekanizëm i rëndësishëm institucional po zhvillon çdo ditë me të vetmin qëllim, garantimin e produkteve të sigurta dhe të verifikuar me dokumentacionin përcjellës që ofrohet në tregun e Ferizajt. Ai inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet të tilla në mbrojtje të ligjshmërisë, luftimit të produkteve të dyshimta dhe sigurisë së produkteve në treg.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.