ferizaj 852x4601 1 560x416 - Në Ferizaj mbyllet vullnetarisht kafiteria e parë

Shumë kafene e restorante dhe objekte të ndryshme janë duke respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetsisë për shkak të Koronavirusit.

Një ndër to është edhe “Kino Bar & Lounge” e cila përmes një njoftimi ne Facebook ka bërë të ditur se ka dezinfektuar lokalin e tyre dhe e kanë mbyllur deri në kalimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta inFokus

Postimi i plotë:

Njoftim❗ Kino Bar&Lounge u dezinfektua i pari dhe do të mbyllet i pari
Për shkak të pandemisë COVID-19 (Coronavirus) në përputhje me masat preventive të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, lokali ynë Kino Bar&Lounge do të mbyllet deri në kalimin e kësaj pandemie dhe një vendimi të ardhshëm nga institucionet përkatëse në vend.
Duam të respektojmë vendimet e shtetit tonë në të mirë të shëndetit të qytetarëve tanë. Nuk duam të bëhemi shkaktar që dikush të pësoj shkaku jonë.
Me ndihmën e Zotit, mjekëve tanë dhe kujdesit tonë ndaj vetes e secilit do tia dalim.
Zoti na ndihmoftë dhe qoftë me ne!