1 34051 560x374 - Në Ferizaj nisin “Ditët e Diasporës” (FOTO)

​Të enjten mbrëma në bulevardin e Ferizajt, me një koncert për fëmijë kanë filluar “Ditët e Diasporës”, për të vazhduar tutje me një mbrëmje poetike të organizuar nga Klubi Letrar “De Rada”, me poetin kosovar Xhevdet Bajraj i cili jeton dhe vepron në Meksikë.

Ndërkaq krijimet e tij i ka në gjuhën shqipe e spanjolle dhe është profesor në Universitetin e Mexico City-it.në këtë mbrëmje mori pjesë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, artistë si dhe shumë mysafirë të tjerë.

unnamed 5 - Në Ferizaj nisin “Ditët e Diasporës” (FOTO)

Në këtë mbrëmje u prezantua krijimtaria e Xhevdet Bajrajt, si dhe janë lexuar poezi, ndërkaq lexuesit patën mundësi që të bashkëbisedojnë me poetin.

Manifestimi “Ditët e Diasporës” organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq bashkatdhetarët tanë do të kenë rastin që deri më 4 gusht të ndjekin aktivitete nga më të ndryshmet të përgatitur enkas për ta.

unnamed 1 1 - Në Ferizaj nisin “Ditët e Diasporës” (FOTO)

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.