Loading...

Në sheshin që mban emrin e dëshmorit të parë të nënzonës operative të Nerodimës, Nazmi Uksmajli, është zbuluar shtatorja e tij dhe është mbajtur një tubim përkujtimor.

VIDEO

Për ta nderuar veprën e tij morën pjesë zyrtarë, familjarë dhe shumë qytetarëa.

Eprori dhe komandanti i kësaj zone, Imri Ilazi, i cili rrëfeu disa ngjarje për bashkëluftëtarin.

“Nazmiu ra dëshmor në moshën 23 vjeçare. Ai ishte kthyer nga Gjermania për t’u bërë pjesë e UÇK-së. Ai u lind dhe u rrit në fshatin Jezerc në një familje atdhetare, në fshatin që ka qenë vatër e rezistencës që ka dhënë shumë patriotë”.

“Nazmiu ishte detyruar të emigrojë në Gjermani nga kushtet e këqija dhe nga represioni serb. Nazmiu la Gjermaninë, dhe erdhi ne vendlindje për të kontribuar”.

“Në mbrëmjen e 16 korrikut u bëmë gati për të hyrë në Jezerc dhe Nazmiu shprehi dëshirën për t’iu bashkuar ushtarëve. Po sa hymë në Jezerc, Nazmiu pa vendlindjen e tij pas disa viteve ku dhe puthi dheun e vendit te tij. Ai akoma pa e parë familjen e tij vazhdoi me aktivitete ushtarake”.

“Në pozicionin që u vendosen ushtarët e UÇK-së u zu në pritë nga serbët – aksion zgjati 15 minuta – mbet i vdekur edhe Nazmiu. Gjaku i tij u derdh në lumin e Nerodimës, ku edhe u bë gurthemel për nënzonen operative të Nerodimës”.

Po ashtu, veprën e tij e çmoi lartë edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se është krenar për këtë ditë.

“Ai ra për bashkëluftëtarët e tij, familjaret, fëmijet që rriten pa baba, ai ra ër lirinë e vendit dhe luftës së shenjtë”.

Telegram për këtë përvjetor ka dërguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke e lartërsuar figurën e Nazmiut dhe sakrificën e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.