Rreth 27 mijë mësimdhënës në institucionet publike arsimore në Kosovë aktualisht janë në grevë me kërkesën për rritje të koeficientit prej 30 për qind.
Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala.

“Të gjitha institucionet arsimore të Kosovës, duke filluar nga çerdhet e deri tek universitetet, janë në grevë, diku rreth 27 mijë mësimdhënës janë në grevë”, ka theksuar ajo. Shala ka thënë se deri më tani dy shkolla në Kosovë kanë pezulluar grevën, mirëpo sipas saj këto dy shkolla kanë numër të vogël të mësimdhënësve dhe të nxënësve.

Në Komunën e Deçanit, në Gllogjan një shkollë është duke punuar, mirëpo ajo shkollë numëron rreth 15 anëtarë. Kemi informacione se edhe në Gjakovë është duke punuar një shkollë, mirëpo edhe ajo është shkollë shumë e vogël, ku është edhe një numër i vogël i nxënësve”, ka thënë ajo.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.