Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot do të ketë temperatura nën minus gradë Celsius.
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike dhe bllokuese mbi gjithë territorin.
Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe kthjellimeve në vazhdim, do të krijohen kushte për mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë, nuk parashikohen reshje të asnjë forme. Temperaturat do të ulen edhe më shumë gjatë natës, duke regjistruar vlerat deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë rreth 1 gradë Celsius. Kjo gjendje anticiklonike do të ndikojë që të kemi pasivitet në lëvizjen e masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit nuk do të jetë në vlerat e shëndetshme.
30.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.
1.12-2.12 – Në fundjavë, mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.