Rozana Radi është një ndër femrat më të ndjekura në koncerte të ndryshme muzikore.

Këngëtarja shqiptare i ka kushtuar ca kohë ndjekësve në llogarinë personale në Instagram teksa iu ka përgjigjur pyetjeve fansave.

Ndër shumë pyetje të ardhura në adresë të bukuroshes sonë, kishte edhe të llojit që kishte të bënte për jetën private.

Një ndër to ishte edhe se me kë jeton në shtëpi, ku fansi mori një përgjigje mjaft emocionale.

“Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi. Për fat nuk kam mundësi t’ia puth dorën nënës. Dhe t’i them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha”, shkruan ajo.

Ditë më parë ishte pyetur se nëse ishte fejuar, ku ka mohuar kategorikisht këto lajme.

“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, rrëfeu Rozi.

Rozanën më shumë e shohim si tekstshkruese se sa si këngëtare së fundmi. /Telegrafi/

ne pyejten se me ke jeton ne shtepi rozana radi jetoj me mungesen e madhe te dy prinderve te mi - Në pyejten se me kë jeton në shtëpi, Rozana Radi: Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.