Dje në rrugën Gjilan-Ferizaj është shpalosur monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III i cili ishte djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden.
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, me iniciativë të të cilit është vendosur ky monument, e ka vlerësuar lart kontributin e Joseph R. “Beau” Biden.
“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.