arrestohet1 560x360 - Në Varosh të Ferizajt arrestohet burri që shtiu me armë në ajër

Në fshatin Varosh të Ferizajit, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi që kishte shtënë disa herë në ajër me armë automatike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti kishte shtënë në ajër disa herë me armë automatike. Njësia policore ka konfiskuar një armë AK-47, 39 fishek dhe 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.