![Në vendin ku qëndron motoçiklisti asfalti ishte i thatë, kurse pak metra larg tij binte shi i rrëmbyeshëm (Video) ne vendin ku qendron motociklisti asfalti ishte i thate kurse pak metra larg tij binte shi i rrembyeshem video - Në vendin ku qëndron motoçiklisti asfalti ishte i thatë, kurse pak metra larg tij binte shi i rrëmbyeshëm (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/ne-vendin-ku-qendron-motociklisti-asfalti-ishte-i-thate-kurse-pak-metra-larg-tij-binte-shi-i-rrembyeshem-video.jpg)
Një ngjarje e pazakontë është filmuar në rrugën e një qyteti kinez, kur një burrë ishte ndalur me motoçikletë në mes të rrugës në pjesën e asfaltit që ishte i thatë, ndërsa vetëm pak metra larg tij binte shi i rrëmbyeshëm.
Shoferi i motoçikletës i habitur me atë çfarë po ndodhte, po e vështronte me kujdes këtë fenomen natyror që të gjithë që kanë pasur rastin ta shohin janë shokuar, transmeton Telegrafi.
Ky fenomen i rrallë njihet si “ndarje zonale” kishte zgjatur vetëm 10 minuta, ku më pas shoferi i motoçikletës kishte vazhduar rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Videoja është filmuar në qytetin kinez Yingtan në provincën Jiangxi, kurse fenomeni i njohur si “ndarja zonale” ndodh, kur shiu bie me intensitet të lartë në një hapësirë relativisht shumë të vogël. /Telegrafi/