Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore në gjithë territorin e vendit. Reshje më të dendura do të paraqiten në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse duke ardhur kah qendra dhe pjesën verilindore dhe jugperëndimore intensiteti i tyre do të jetë më i ulët deri mesatar. Në fushat barike do të ketë rënje të theksuar, por që vlerat termike do të ngritën ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.