200718025 179718647445554 2389523975241855226 n 600x360 11 560x360 - Nga sot hyn në fuqi marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi

Është pagesa e fundit që e bënë për të hyrë në Mal të Zi, të mërkurën.

Kjo meqë nga 1 korriku (sot) kosovarët nuk do të kenë nevojë më ta paguajnë sigurimin kufitar prej 15 euro. E as malazezët kur të futen në Kosovë.

Kjo falë ujdisë së arritur mes Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, të premten e javës së kaluar.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, thotë se marrëveshja i hap rrugë Kosovës për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.
“Është një marrëveshje e cila i hapi rrugën dy vendeve për lëvizjen e lirë, lëvizje ekonomike, lirë të lëvizjes mes të dyja vendeve dhe në anën tjetër kjo marrëveshje neve si Kosovë na i hap rrugën e aspiratave që i kemi si shtet që Kosova të jetë pjesë e kartonit të gjelbër”, u shpreh Mazreku.

Xhepat e qytetarëve të të dyja vendeve do të kursehen dikund për 4 milionë euro në vit.
Kjo për drejtorin e Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban, është më me rëndësi sesa humbjet që ata do i kenë si institutcion, pas nënshkrimit të ujdisë.
“Ne të dyja Byrot do të humbim para. Mirëpo marrëveshja është bërë në të mirë të qytetarëve. Ne kemi bërë një punë të mrekullueshme me zotërin Sami Mazreku”, deklaroi Saban.
Të pranishëm, në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Të dy e vlerësuan si hap pozitiv këtë marrëveshje.