moti 2 1 600x360 1 730x440 1 600x3601 1 560x360 - Ngrica dhe reshje bore, këto janë temperaturat deri të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti nga e hëna deri të premten do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë priten reshje bore.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, ndërkaq maksimalet pritet të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

“Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”m bën të ditur IHK.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 dhjetor 2021)

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore.

Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.