nicki minaj dhe cardi b bejne paqe me njera tjetren 560x416 - Nicki Minaj dhe Cardi B bëjnë paqe me njëra-tjetrën

Muajin e kaluar, ato u bënë temë e të gjitha mediave ndërkombëtare me përleshjen e tyre fizike, që ndodhi në Javën e Modës në New York.

Fjala është për dy reperet e njohura Nicki Minaj dhe Cardi B, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën.

nicki minaj dhe cardi b bejne paqe me njera tjetren - Nicki Minaj dhe Cardi B bëjnë paqe me njëra-tjetrën

Nicki Minaj (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Mirëpo së fundmi, duket se dyshja në fjalë i kanë rregulluar raportet, dhe këtë gjë e kanë treguar përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë Nicki Minaj ajo e cila publikoi një status në rrjetin social Twitter, duke thënë se madje do të mundohet që t’i mënjanojë temat e tilla tash e tutje.

nicki minaj dhe cardi b bejne paqe me njera tjetren 1 - Nicki Minaj dhe Cardi B bëjnë paqe me njëra-tjetrën

Cardi B (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

“Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta. Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!”, ka shkruar Nicki Minaj.

Duket se me këtë deklaratë është pajtuar edhe Cardi B, e cila vendosi që të njëjtin status ta publikojë në rrjetin social Instagram.

“Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë! Me sa duket kaq ishte! S’ka më luftë, apo dramë”, ka shkruar ajo në Instagram. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.