nicki minaj paditet per plagjiature per kengen sorry 560x416 - Nicki Minaj paditet për plagjiaturë për këngën “Sorry”
nicki minaj paditet per plagjiature per kengen sorry - Nicki Minaj paditet për plagjiaturë për këngën “Sorry”

Kantautorja amerikane, Tracy Chapman, e ka paditur Nicki Minaj për shfrytëzim të paautorizuar të një pjesë të këngës së saj, “Baby Can I Hold You”, në këngën “Sorry”.

Minaj akuzohet se e ka marrë tekstin dhe vijën melodike të këngës së Chapman të publikuar në vitin 1988.

[embedded content]

Tracy e ka nga ngritur padi në Gjykatën Federale në Los Angeles, për shfrytëzim të të drejtave të autorit.

Nga ana tjetër, avokatët e Nickit pohojnë se Chapman i ka refuzuar disa kërkesa të Minaj për shfrytëzimin e pjesëve të këngës për albumin e saj të katërt, “Queen”.

Lexo po ashtu:

Ashtu që në fund, kënga “Sorry” nuk është përfshirë në albumin e ri të këngëtares – transmeton Sky News.

[embedded content]

Tracy Chapman, po ashtu, e ka akuzuar reperen amerikane se gjatë pjesëmarrjes në një emision në radio në muajin gusht të këtij viti, e ka kënduar edhe një version më të ngadaltë të këngës dhe më pas e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Kantautorja kërkon dëmshpërblim nga Minaj dhe garanci se nuk do t’i shfrytëzojë më pa leje materialet e saja muzikore. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.