auto 06zllat1541514713 850x5011 560x416 - Nis asfaltimi i rrugëve në Zllatar të Ferizajt

Po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në dy lagje të fshatit Zllatar të Ferizajt, nga gjithsej 18 rrugica që do të asfaltohen në këtë fshat, të shpërndara në lagje të ndryshme. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili i pa nga afër punimet, tha se Komuna e Ferizajt ka kthyer kokën për të investuar në këtë fshat, që bukuritë e kësaj zone të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik dhe perspektivë më të madhe për të rinjtë e kësaj pjese.

“Asfaltimi do të vazhdojë edhe në lagje tjera, pasi janë të parapara diku 18 rrugica të këtij fshati që të asfaltohen dhe kjo do të ndryshojë jetën në Zllatar, si fshati më i largët në Komunën e Ferizajt”, u shpreh ai.

I pari i Ferizajt ka premtuar edhe investime në zhvillim ekonomik dhe bujqësi dhe fushën sociale, në mënyrë që të ndryshojë jeta e këtyre banorëve.

Vlera e këtij projekti është rreth 200,000 mijë euro, që përfshin asfaltimin e 18 rrugëve në këtë fshat me gjerësi prej 5 metrash..

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.