Bardha Goga tregon një detaj interesant por tejet shqetësues për opinionin ferizajas dhe në përgjithësi të Kosovës. Edhe pas 19 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë, rreziku është shumë i madh nga minat, që ishin vënë në periudhën 1998-1999 nga agresori serb.

Para pak ditëve te ‘Parku i Lirisë’ në Ferizaj, është gjetur një minë e pashpërthyer, në një vend shumë të frekuentuar nga qytetarët! Një fotografi e shkrepur këto ditë nga fotografja Bardha Goga, tregon se sa jemi të rrezikuar nga minat, që ende ndonjë ka mbetur nëpër fusha. “Një minë e cila është nga lufta e fundit në Kosovë, 20 vite me parë”, tha Bardha.

Bardha Goga

Kjo foto është shkrepur në Parkun e Lirisë, një vend mjaft i frekuentuar nga të gjithë moshat. Një fotografi apo një mesazh për qytetarët, kujdes nga frekuentimi në disa vende me shumë të panjohura. “20 vjet pas luftës, tek Parku i Lirisë, aty ku çdo ditë ka shumë vizitor duke filluar nga fëmijët deri tek më të moshuarit”, shkruan Goga.

A ju pëlqen ky artikull?

0/50 ratings

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.