Një grua që ka thënë se e admiron vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka si dhe pamjen e saj.
Dhe për tu dukur si ajo, përcjell Telegrafi, vajza ka ndërmarrë një veprim jo të zakonshëm – ajo i është nënshtruar nëntë operacioneve kozmetike, vetëm e vetëm që të duket si ajo.
Sarah Schmidt, një analiste 34-vjeçare e teknologjisë, zbuloi vullnetin e saj për t’iu nënshtruar nëntë operacioneve në të njëjtën kohë.
Në një intervistë për mediat botërore, Sarah shpjegoi pse donte të dukej si Ivanka. “M mendoj se ajo është e bukur, dhe ka një stil të veçantë. Ka shumë gjëra që pëlqej tek ajo”.
Fushat kryesore të shqetësimit të Sarës ishin mjekra dhe beli, sepse nuk përputheshin fare me atë të “vajzës së parë”.
E pas operacionit, Sarah ka thënë se është shumë e kënaqu me rezultatet e arritura.
Udhëtimi i Sarës për t’u dukur si Ivanka, si dhe zbulimi i fundit për miqtë dhe familjen do të shfaqet në një episod televiziv, ditëve në vazhdim. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.