w 77 560x416 - Një këmbësor goditet nga një veturë në Greme të Ferizajt

Ditëve të fundit janë shtuar numri i aksidenteve si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës. Ndërsa një i tillë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt.

Një këmbësore derisa po kalonte rrugën është shkelur me veturë.

Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Fsh.Greme, Ferizaj 29.12.2020, 18:14.Viktima femër kosovare deri sa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë me ngasës të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas organeve të rendit rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.