Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve.
Sipas një studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet.
Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.
Studimi është publikuar i plotë në “The American Journal of Clinical Nutrition”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.