Shkencëtarët italianë pohojnë se ushqimi i cili është i pasur me kalium, si perimet e gjelbra, banania dhe patatet, mund ta ulë rrezikun e sulmeve në tru, si dhe sëmundjet e zemrës e të enëve të gjakut.

Deri te ky përfundim ka ardhur pas analizimit të 10 studimeve të cilat janë zhvilluar në periudhën nga viti 1966 deri në vitin 2011, në të cilët kanë marrë pjesë rreth 280 mijë persona të moshuar.

Është treguar se konsumimi i lartë i kaliumit mund ta ulë rrezikun e sulmeve në tru për madje 19%, ndërsa rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mund të ulet për 8%. Përveç perimeve të gjelbra, bananeve dhe patateve, me kalium të pasura janë edhe soja, margarina, avokadoja, jogurti pa yndyrë, lëngu i kumbullave dhe bizelja e tharë, por edhe shumë pemë e perime të tjera.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.