Me shumicën e njerëzve që shkojnë pa para cash në jetën e tyre të përditshme, falë kreditkartelave – çfarë ndodh kur ju përfundoni në supermarket – dhe nuk keni mundësi për të zhbllokuar një karrocë?

Kjo i ka ndodhur edhe një burri, i cili i gjendur në një situatë të tillë, ka provuar diçka interesante – e cila thotë se ka funksionuar, përcjell Telegrafi.

Në vend që të kërkonte një monedhë nga blerësit e tjerë, ai kërkoi në xhepin e xhaketës dhe gjeti çelësin e shtëpisë së tij.

Duke “e zvarritur” fundin rrethues të çelësit në hapësirën e rezervuar zakonisht për monedhën për të zhbllokuar zinxhirin e karrocerisë, ai mbeti i habitur kur kjo gjë funksionoi.

“Nuk mund ta besoj se kjo ka funksionuar”, shpjegoi ai, që thuhet të jetë një britanik, së bashku me provat fotografike. /Telegrafi/

nuk kishte monedhe karrocen e supermarketit duhej zhbllokuar burri tregon trikun me celes i cili i funksionoi foto - Nuk kishte monedhë, karrocën e supermarketit duhej zhbllokuar – burri tregon trikun me çelës i cili i funksionoi (Foto)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.