ferizaj zeropese.com .... 431 560x416 - Nxënësit e shkollës teknike përmes ekspozitës pasqyrojnë punën e tyre

Në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, janë paraqitur punime të ndryshme  të nxënësve të kësaj shkolle të punuara gjatë mësimit praktik. Aty shihen punime nga profili i ndërtimtarisë, elektronikës e transportit.  Mësimdhënësi i kësaj shkolle, Xhemil Halili, tha se ekspozimi i këtyre punimeve është mundësi e mirë për nxënësit që synojnë të vijojnë mësimet në këtë shkollë.

“Sigurisht që këto punime tregojnë punën e nxënësve tanë dhe në një formë janë një thirrje për nxënës që do të vijnë të klasave të nënta dhe është një thirrje për ta që të vijnë në shkollat profesionale, përkatësisht në shkollën tonë. Jemi munduar që t’i marrim të të  gjitha profileve, disa profile janë më shumë për shkak se kanë edhe punëtori më të furnizuara. Disa profile nuk kanë hapësira të mjaftueshme për realizimin e pjesës praktike, por mesatarisht është mirë. Krahasuar me vitin e kaluar është rritur numri i interesimit të nxënësve, por po besojmë që edhe vitet e tjera do të rritet akoma”, tha Xhemil Halili.

Nxënësit që realizuan këto punime thanë se bashkëpunimi mes vete sjellë arritjen e rezultateve.

“Bëhet fjalë për një sistem të ngrohjes qendrore me radiator, është sistem i hapur, sistem klasik që ka qenë më herët, kjo është pajisje e tipit të hapur, këtu është ku ngrohet uji, këtu kalon uji, kalon nëpër radiatorë, atje është gypi i dërgimit, kthehet përsëri, këtu ngrohet përsëri dhe është cikël i vazhdueshëm me gravitacion. Sistemet e mbyllura përdoren zakonisht me pompë, ndërsa ky nuk ka nevojë për pompë fare. Presioni është atmosferik”, tha Fatlind Shabani.

“Ne këtu e kemi paraqitur një objekt të banimit ku në të paraqitet themeli, shtyllat, trajet dhe pllaka, ku ngarkesat shkojnë nga trajat në shtylla dhe shtyllat e përçojnë ngarkesën deri në themel ose në pllakën më poshtë”, tha Ndriçim Hasani.

Drejtori i kësaj shkolle, Isuf Çalaj, tha se nga shtatori i vitit 2020 me mbështetje të një projekti nga Luxemburgu, do të furnizohen me pajisje për profile të reja në shkollën e tyre.

 “Profilet janë teknik i sistemeve TIK-ut, teknik i elektronikës, teknik i dizajnit grafik. Nëse do të jemi gati do të startojmë, por për shkak se kemi bërë një projekt dhe një kërkesë në komunë, na duhet një punëtori për ndërtimtari, ajo do të jetë teknik e izolimit të ndërtesave, një profil i ri. Të gjitha këto pajisje do të jenë didaktike për shkollën, do të arrijnë kompjuterë për secilin nxënës, mirëpo kjo varet e gjitha se a do të jemi ne gati të startojmë me një aneks të vogël të punëtorisë. Nëse ne do të rregullojmë këtë aneks atëherë do të jemi gati, projekti do të na i sjell të gjitha pajisjet për këtë profil. Do të kemi bashkim të disa profileve, po e ceki vetëm një, profilin e ngrohjes dhe ujësjellësit, do të jetë një profil i përbashkët. Tani kemi pasur një takim me grupin e ekspertëve të MASHTI-it për këtë drejtim, ka mbetur vetëm emri të shikohet se cili emër të përdoret edhe në BE-në për shkak që edhe nxënësit tanë kur të dalin të mos kenë probleme në emërtim të profileve, por të njihen në bazë të atyr siç i kanë edhe ata”, tha Isuf Çalaj.

Kjo është hera e dytë që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë ekspozitë të tillë me punime të ndryshme, transmeton TV Tema

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.