one plus 6t lansohet zyrtarisht 560x416 - One Plus 6T lansohet zyrtarisht
one plus 6t lansohet zyrtarisht - One Plus 6T lansohet zyrtarisht

Pas thashethemeve të shumta dhe pritjes së njoftimit zyrtar, OnePlus 6T më në fund është zbuluar në të gjithë tërësinë e tij. Lansimi i telefonit shënon telefonin e dytë premium për OnePlus në 2018, dhe nga të gjitha anët duket si një përmirësim mjaft i madh mbi OnePlus 6.

Për sa i përket harduerit, OnePlus 6T do të ndajë disa ngjashmëri me paraardhësin e tij. Ne do të shohim përdorimin e procesorit Qualcomm Snapdragon 845 së bashku me 6GB ose 8GB RAM në varësi të konfigurimit që dëshironi, së bashku me 128GB ose 256GB hapësirë ruajtjeje, që mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.

Megjithatë me OnePlus 6T, OnePlus ka bërë një përmirësim duke rritur madhësinë e ekranit, ku tani do të shfaqë një ekran AMOLED prej 6.41 inç me 2340 × 1080 pikselë.

Gjithashtu do të paketojë një bateri më të madhe 3,700mAh (kundrejt 3,300mAh në OnePlus 6), një kamerë të dyfishtë në anën e pasme me një kombinim 16MP + 20MP dhe një kamerë frontale 16MP.

OnePlus 6T gjithashtu do të vijë me një sensor gjurmë gishtash në ekran.

OnePlus ka partnerizuar me T-Mobile për herë të parë ndonjëherë, kështu që kompania tani do t’i ketë telefonat e tyre në dispozicion përmes një operatori të madh amerikan.

Kjo është një fitore e madhe për OnePlus, veçanërisht kur kujtojmë se prodhuesit e tjerë kinezë si Huawei nuk ishin të suksesshëm në përpjekjet e tyre. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.