hysni kajtazi 560x416 - OVL-UÇK bënë të ditur se sot do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit Hysni Kajtazi në Varrezat e Dëshmorëve të Ferizajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, njofton për rivarrim e dëshmorit Hysni Kajtazi.

“Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, të nderuar bashkëqytetarë/e, ftoheni të jeni pjesë e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit të UÇK-së Hysni Kajtazi, rivarrimi bëhet sot me datë 27.06.2018 – ora 18:00, rivarrimi bëhet nga varrezat e fshatit Polac të komunës së Skënderajt në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Dëshmori i Kombit Hysni Kajtazi ra për të mos vdekur kurrë në betejën e 14 dhjetorit të vitit 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, ku ishte pjesë e formacionit luftarak të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi”,

thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.