pa ia ndryshuar asnje fjale vogelushja e kendoi ne teresi kengen e famshme video 560x416 - Pa ia ndryshuar asnjë fjalë, vogëlushja e këndoi në tërësi këngën e famshme (Video)
pa ia ndryshuar asnje fjale vogelushja e kendoi ne teresi kengen e famshme video - Pa ia ndryshuar asnjë fjalë, vogëlushja e këndoi në tërësi këngën e famshme (Video)

Njihuni me fansen e vogël të Freddie Mercuryt, që nuk dëshiron asgjë më shumë se të këndojë ‘Bohemian Rhapsody’ – dhe i di të gjitha fjalët nga vargjet.

Holly Lee që është vetëm trevjeçare, e ka kënduar këngën e famshme nga grupi Queen, madje edhe ka ka tundur kokën, derisa po voziten nëpër Armadale të Skocisë, transmeton Telegrafi.

Nëna saj Charlene McMahon, ka thënë se e bija saj këndon shumë këngë të këtij grupi, derisa luan dhe kryen aktivitete të ndryshme në shtëpi.

Befasuese është mënyra, se si vogëlushja arrin t’i kapë mrekullueshëm notat, teksa kalon me shpejtësi prej notave të ulëta tek të lartat. Njëjtë sikur edhe këngëtari i shquar i grupit Queen.

Kjo këngë është e para që e ka mësuar Lee, të cilën ia këndoi nëna derisa po udhëtonin dhe deshi ta humbte monotoninë, ndërsa më pas e kërkonte gjithnjë ta dëgjonte. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.