Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas nisjes për në Hagë të dy ish eprorëve të UÇK-së, me ç’rast ka thënë se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Pacolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se beson fuqishëm se secili ish luftëtar i UÇK-së ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.