Gwyneth Paltrow vetëm kohët e fundit ka publikuar imazhe të martesës me Brad Falchuk.

Aktorja amerikane në një intervistë të fundit ka pohuar se po ndihet çuditshëm në kuptimin emocional.

Ajo ka treguar se ka vërejtur një numër të madh të ndryshimesh në lëkurë dhe se gjithmonë e më tepër po djersitet, edhe pse nuk ka aktivitete.

paltrow ne menopauze te hershme po ndihem cuditshem - Paltrow në menopauzë të hershme: Po ndihem çuditshëm

Gwyneth Paltrow (Getty Images)

Në fakt, 46-vjeçarja ka treguar se ka hyrë në periudhën e hershme të menopauzës dhe kjo është arsye e disa ndryshimeve jetësore.

“Përnjëherë fillova të ndjeja djersitje të përditshme, ndryshime humori dhe nervozizëm për asnjë arsye të veçantë. Më kujtohet nëna ime që po kalonte të njëjtat probleme”, tha Paltrow.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, aktorja ishte tri vjet në lidhje me aktorin Brad Pitt, pas së cilës filloi të shoqërohej me Ben Affleckun.

Në vitin 2002, aktorja u takua me Chris Martin, një anëtar i grupit “Coldplay” me të cilin u martua një vit më vonë. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.