unnamed - Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj katër të dyshuarve për kontrabandim me mallra dhe dhënie ryshfeti


Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve I.J. dhe B.J. ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.J. dhe L.J., dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të pandehurit I.J. B.J., A.J., dhe L.J. dyshohet se në bashkëkryerje dhe në vazhdim kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave nga neni 311 paragrafi 5 nën paragrafi 5.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprën penale secili veç e veç dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së .

Të pandehurit I.J.; A.J.; B.J. dhe L.J dyshohet se nga muaji nëntor deri më 20 shkurt 2020 në pikën kufitare Hani Elezit kanë bartur mallra – barna dhe artikuj tjerë ushqimor, duke shmangur kontrollin doganor, në atë mënyrë që mallrat i kanë siguruar nga persona të paautorizuar në Republikën e Maqedonisë, pastaj duke dhënë dhurata dhe përfitime të tjera pasurore zyrtarëve doganor dhe policor, kanë kaluar vijën kufitare pa iu nënshtruar kontrollit doganor dhe të njëjtat i kanë dërguar në depo dhe shtëpitë e tyre me qëllim që të vihen në qarkullim, e të cilat mallra do të vënin në rrezik shëndetin e njerëzve, kështu që me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit në veturat e tyre, me rastin e kalimit të kufirit në Han të Elezit janë gjetur dhe sekuestruar 60 paketime me mish peshku dhe 4 paketime me mish derri, kurse në një depo në zonën industriale në Prishtinë janë sekuestruar mallra të llojeve të ndryshme të kontrabanduara, të cilat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Andaj Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar për të dyshuarit I.J dhe B.J dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për dy të dyshuarit

A.J dhe L.J dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrësit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.