Gjykata Themelore Ferizaj 3 780x439 11 560x416 - Paraburgim ndaj dy personave në Ferizaj, për veprën penale “Grabitje”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me inicialet A.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Grabitje”.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se dy persona me inicialet A.B dhe F.B me dashje dhe me përgatitje paraprake kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit A.B, të cilët nën kërcënimin e armës ia marrin një telefon si dhe një shumë parash në vlerë prej 107 euro.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 12 Dhjetor 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, së bashku me të pandehurin F.B., me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit A.B., në atë mënyrë që me përdorimin e armës dhe kanosjes serioze, i pandehuri A me tu takuar me të njëjtin, ia merr telefonin e markës “Iphone 11 pro max”, në vlerë prej 815 € kinse për ta shikuar, e të cilin telefon e kishte porositur paraprakisht, ndërsa më pas i thotë të pandehurit F. jepja të hollat, mirëpo me atë rast i pandehuri F. nxjerr një revole, të cilën ia drejton të dëmtuarit, ashtu që nën kërcënimin e armës përveç telefonit ia merr të dëmtuarit edhe shumën e të hollave prej 107 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.