paraqitja e pare e shkurter e horrorit escape room 560x416 - Paraqitja e parë e shkurtër e horrorit “Escape Room”
paraqitja e pare e shkurter e horrorit escape room - Paraqitja e parë e shkurtër e horrorit “Escape Room”

Autorët e “Escape Room” e kanë publikuar paraqitjen e parë të shkurtër zyrtare për filmin e ri horror.

Premiera e këtij filmi është caktuar për datën 4 janar 2019, ndërsa fansat e kanë mundësinë të shohin disa fragmente nga projekti i ri.

Ngjarja përcjell gjashtë të huaj që ndodhen në rrethana jashtë kontrollit të tyre dhe duhet ta përdorin trurin për të mbijetuar.

Në fakt duhet ta zgjidhin gjëegjëzën për të ikur nga dhoma e vdekjes, t’i gjejnë gjurmët ose të vdesin.

Ndërkaq, në sekretet e tyre ndodhet çelësi për të ikur nga kjo situatë.

[embedded content]

Adam Robitel e ka bërë regjinë e këtij horrori të tensionuar, derisa skenarin e kanë shkruar Bragi F. Schur dhe Maria Melnik.

Rolet kryesore i interpretojnë Logan Miller, Deborah Ann Woll, Taylor Russell, Tyler Labine, Jay Ellis e Nik Dodani. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.