pas filmit the wolf of wall street serish bashkohen dicaprio dhe scorsese 560x416 - Pas filmit “The Wolf of Wall Street”, sërish bashkohen DiCaprio dhe Scorsese

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në një projekt filmik.

Aktori amerikan si dhe regjisori 75-vjeçar kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në filmin “Killers of the Flower Moon”, prodhuar nga “Imperative Entertainment”.

Ngjarja e filmit bazohet në vitin 1920, e cila bën fjalë për njerëzit më të pasur të botës që ishin pjesëtar të fisit Osage Indian Nation në Oklahoma.

pas filmit the wolf of wall street serish bashkohen dicaprio dhe scorsese - Pas filmit “The Wolf of Wall Street”, sërish bashkohen DiCaprio dhe Scorsese

Pasi në tokën e tyre u zbulua nafta, nisën të shëtisnin me shofer personal dhe të ndërtonin pallate luksoze dhe t’i çonin fëmijët me studime në Ecropë. Më pas, nisën vrasjet e tyre.

Një agjente e FBI-së merr çështjen në dorë dhe zbulon konspiracionin në atë që është cilësuar si një prej krimeve më monstruoze në historinë amerikane.

Ky është bashkëpunimi i gjashtë mes dyshes pas “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”.

Ndryshe, 43-vjeçari është duke punuar edhe në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.