pas shume kohesh era istrefi takohet me motren tjeter te saj niten 415x416 - Pas shumë kohësh, Era Istrefi takohet me motrën tjetër të saj, Nitën

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, së fundmi ka udhëtuar në Amsterdam të Holandës.

Ajo tregoi se atje ka realizuar një tatuazh të ri, teksa po përgatitet që së shpejti të sjellë edhe një duet me Willy William.

Lexo po ashtu:

Nga vizita e saj, Era duket se më në fund ka takuar edhe motrën e saj të dytë, Nitën, të cilën kishte kohë pa e takuar.

pas shume kohesh era istrefi takohet me motren tjeter te saj niten - Pas shumë kohësh, Era Istrefi takohet me motrën tjetër të saj, Nitën

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Era ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar takimin me motrën e saj, e cila edhe i ka dhuruar lule.

“Më ke munguar shumë, faleminderit për lulet Nitaaa”, ka shkruar këngëtarja Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.

pas shume kohesh era istrefi takohet me motren tjeter te saj niten 1 - Pas shumë kohësh, Era Istrefi takohet me motrën tjetër të saj, Nitën

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Nita ndryshe nga motrat e saj nuk është marrë asnjëherë me muzikë, dhe prej vitesh është zhvendosur në Londër.

Era përndryshe është vajza e tretë e familjes Istrefi, dhe përveç Nitës, ka edhe një motër më të madhe, këngëtaren Nora Istrefi, dhe një vëlla më të vogël, Bledin. /Telegrafi/

pas shume kohesh era istrefi takohet me motren tjeter te saj niten 2 - Pas shumë kohësh, Era Istrefi takohet me motrën tjetër të saj, Nitën

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.