pdk ferizaj 800x4501 1 560x416 - PDK në Ferizaj me fushatë ekologjike për ta parandaluar përhapjen e virusit, ky është vendimi që kanë marrë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Ferizaj sot e ka hapur zyrtarisht fushatën duke nënshkruar marrëveshjen për prezentimin e kandidatëve të saj, përmes vizitkartave digjitale nga platforma inovative CKA-BON, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi është bërë i ditur nga vet PDK, në Facebook.

Shefi i shtabit të PDK’së në Ferizaj, Gazmend Bytyçi e ka cekur që kjo është dëshmi se PDK’ja kujdeset dhe do të merr masa konkrete për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ndotjen e ambientit, si dhe rritjen e transparencës me votuesit.

“Platfroma digjitale inovative CKA-BON ka për qëllim promovimin e kandidatëve në zgjedhje përmes paraqitjes së biografive të tyre të shkurtëra dhe pjesës ‘CKA-BON kur t’fiton‘, ku kandidati ose kandidatja do t’i shpalosë synimet e tij/saj gjatë mandatit të ardhshëm. Kjo platformë do të ndikojë në minimizimin e shpërndarjes së vizitkartave duar-me-duar, dhe në zvogëlimin e përdorimit të letrës. Përmes kësaj platforme, vizikartat digjitale të kandidatëve, do të shpërndahen brenda pak sekondash tek votuesit potencial në vend dhe diasporë. Përfaqësuesi i ‘TAG Digitals‘ bëri thirrje që të gjitha partitë politike dhe kandidatët në zgjedhje të bëhen pjesë e platformës CKA-BON, në mënyrë që t’a mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të shkojmë një hap para sa i përket digjitalizimit të shoqërisë kosovare”, thuhet në njoftim.

Kjo është një fushatë ekologjike për të parandaluar përhapjen e virusit.