57F8D64A 050E 4E33 B470 E6EEE885F5AA 560x416 - PDK në Ferizaj: Svarqa ka bërë 40 shkelje ligjore

Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj ka akuzuar qeverisjen në atë komunë të udhëhequr nga Muharrem Svarqa i LDK-së, duke thënë se për tri vite shkeli 40 herë ligjet e shtetit.

Selim Marevci, drejtor i Departamentit për Administratë – PDK Ferizaj, ka thënë se “për këta nuk ekziston sistemi juridik i Kosovës!”

“Vetëm të numërohet deri ne 40 është goxha shumë, por lere të shkelen aktet me të larta që përmes këtyre rregullohet jeta e juaj qytetarë!”

“Javën e kaluar ne reaguam për skandalin e radhës se kryetarit Sfarqa, në lidhje me hapjen skandaloze të konkursit për zjarrfikës duke shkel çdo akt juridik. Reagimi ynë si çdo reagim tjetër ishte me vend i dokumentuar me fakte konkrete dhe jo reagim politik apo siç i quan pushteti në ikje ‘reagim refren’”, ka thënë ai.

Marevci ka theksuar se këto shpifje të tyre i demantoi Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila “me të parë këtë skandal i cili u bë publik nga PDK-ja, AME kërkoi që menjëherë kryetari Sfarqa ta anuloj këtë konkurs sepse nuk është konform dispozitave ligjore”.

“Këto 40 shkelje të ligjeve, ankesa jonë në MAPL, kërkesa jonë publike për fillimin e hetimit nga ana e prokurorisë për kryetarin e Komunës hasën në vesh të shurdhur, por jo edhe kjo e fundit nga AME, por sikur të reagonin me kohë këto institucione  ky Kryetar tashmë do të ishte i shkarkuar dhe Ferizaj nuk do të ishte në një situatë kaotike siç është sot! Pra lind pyetja ku është prokuroria që nuk po reagon pas tërë këtyre skandalëve?”

“I bëjmë me dije Kryetarit në ikje, se ne nuk kemi asgjë personale si subjekt me ju, por  tashmë qytetarët e kanë parë këtë keqqeverisjen që po ju servohet nga ky pushtet në ikje… ne po presim të vihet drejtësia në vend sepse besojmë në institucione”, ka thënë Marevci.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.