Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se nga 8 korriku 2021 e enjte do të bëhet ndryshimi i rregullimit teknik të komunikacionit në rrugën urbane “Hamëz Jashari”,.
Konkretisht nga kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën “Dëshmorët e Kombit” e deri te hyrja dhe dalja e projektit “Bashkimi i Qytetit” do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në dy drejtime.
Ky ndryshim është i nevojshëm që të bëhet lidhja e qarkullimit në komunikacion me projektin “Bashkimi i Qytetit”
Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti respektojnë shenjat e komunikacionit, kurse nga Stacioni Policor në Ferizajt kërkojmë që në ditët në vijim, në intervale kohore të ndryshme, me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacion.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.