vv 11 560x360 - Përcaktohet Lëvizja Vetëvendosje: Ky pritet të jetë kandidati për kryetar të Ferizajt

Ndonëse ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të Ferizajt, tashmë Lëvizja Vetëvendosje duket se është përcaktuar për kandidatin për kryetar të kësaj komune.

Gazeta merr vesh se ministri aktual i Financave, Hekuran Murati ka mbështetjen e liderit të partisë, Albin Kurti.

“Sipas të gjitha gjasave, Hekuran Murati do të garojë për kryetar të Ferizajt. Edhe pse në VV po përmenden edhe disa emra tjerë, Murati është favorit”, tha ky burim.

Zyrtarisht nga Vetëvendosje askush nuk ka pranuar që të flas në lidhje me emrin e kandidatit për kryetar të Ferizajt.

hekuran murati - Përcaktohet Lëvizja Vetëvendosje: Ky pritet të jetë kandidati për kryetar të Ferizajt

Ndërkaq, gara pritet të jetë shumë e fortë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Agim Aliu i cili i ka fituar dy herë zgjedhjet në këtë komunë, pritet që të jetë në garë nga PDK për të parin e Ferizajt.

Zgjedhjet e reja komunale pritet të mbahen në muajin tetor.