Në një aktakuzë prej 18 faqeve është përshkruar në detaje vrasja e cila ndodhi në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Liridon Uruqi për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com, përshkruhet në detaje ngjarja e 28 korrikut të këtij viti ku në vendin e quajtur “Te Lapidari” në Bresalc, i pandehuri, Liridon Uruqi pretendohet se kishte privuar nga jeta Fatlind Arifin.

Siç përshkruhet në aktakuzë gjithçka kishte nisur kur më 28 korrik rreth orës 23:10 minuta. I pandehuri me veprim të drejtëpërdrejtë, ka privuar nga jeta Fatlind Arifin, të cilin prej një largësie prej 1.5 metra kishte nxjerrë nga brezi një armë të tipit TT dhe e kishte gjuajtur të ndjerin në anën e majtë të kraharorit duke i shkaktuar plagë tejshpuese.

Sipas aktakuzës, të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe shtatë persona të tjerë, tre prej tyre dëshmitarë të cilët u kishte drejtuar armën dhe ngrehur këmbëzën por ajo nuk ishte shkrepur.

Arma të cilën i pandehuri Liridon Uruqi e kishte përdorur për të vrarë Fatlind Arifin e kërcënuar dëshmitarët, sipas prokurorisë po mbahej pa leje.

Në lidhje me veprat penale, vrasje e rëndë dhe vrasje në tentativë të cilat është konstatuar sipas prokurorisë se i ka kryer Liridon Uruqi, është parashikuar dënimi jo më pak se 10 vite ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një osë më shumë personave të tjetë si dhe për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve dënimi parashihet deri në 7 mijë e 500 euro ose burg deri në pesë vite.

Deklaratat e dëshmitarëve

Gjithmonë sipas aktakuzës e cila është siguruar nga KALLXO.com, thuhet se babai i të vrarit Fatlind Arifi, në dëshminë që ka dhënë në prokurori, ka thënë se natën kritike ka qenë në shtëpi dhe rreth orës 02 pas mesnate ka shkuar djali i axhës së tij ku ky i fundit paraprakisht, kishte lajmëruar në telefon babain e Fatlind Arifit dhe e kishte lajmëruar se i njëjti kishte bërë aksident me veturë.

Ai tregon tutje në deklaratë se ai dhe bashkëshortja e tij kanë marrë nga një ineksion para se ta marrin vesh se djali i tyre Fatlind Arifi ishte vrarë.

Në deklaratën e dhënë për prokurorinë, babai i Fatlind Arifit ka thënë se gjithmonë i ka kërkuar djalit të tij të ketë kujdes dhe se i njëjti nuk ka pasur probleme me ndonjë person.

Në deklaratë thuhet edhe se Fatlind Arifi para një viti e gjysmë kishte punuar te i pandehuri Liridon Uruqi, për të cilën punë, familja i kishte thënë të largohet nën arsyetimin se i pandehuri është problematik.

Njëri nga dëshmitarët i cili natën kritike kishte qenë në vendin e ngjarjes, ka dëshmuar se çka dhe si kishte nisur i gjithë rasti.

Gjithmonë sipas aktakuzës, dëshmitari ka rrëfyer se në fillim i pandehuri i ka drejtuar armën në ballë një dëshmitarit tjetër i cili ka qenë afër viktimës.

Dëshmitari, tregon se i vrari Fatlind Arifi pasi ishte qëlluar me armë, kishte thënë “O kuku mu më rroki” ndërsa i pandehuri Liridon Uruqi kishte vrapuar për ta marrë veturën për ta dërguar tani më të vrarin Fatlindin në spital.

Dëshmitari vazhdon rrëfimin duke thënë se ai që ka dërguar Fatlind Arifin në spital ishte edhe i pandehuri Liridon Uruqi, ku ky i fundit kishte kërkuar që armën ta mbajë njëri nga dëshmitarët, ku ky i fundit kishte marrë armën dhe e kishte future nën sediljen e pasme të veturës.

Një tjetër dëshmitar i kësaj ngjarjeje tregon se si Liridon Uruqi e kishte kërkuar dhe i kishte thënë që të takohen te vendi i quajtur “Te guri” , ndërsa vazhdon deklaratën duke thënë se kur ka dalë jasht nga lokali dhe ka parë të tjerë dëshmitarë të ngjarjes, ku më pas kanë shkuar te vendi i quajtur “Te lapidari” dhe janë ulur në disa ulëse ku më pas ka dëgjuar edhe një të shtënë e cila ishte drejtuar drejt Fatlind Arifit.

Dëshmitari tregon se si pas të shtënave është fshur pas gurit ndërsa tregon se si Fatlind Arifi ka thënë fjalët e fundit “O mua më rroke pasha zotin” .

Në deklaratën e një dëshmitari tjetër sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, thuhet se ishte i pandehuri Liridon Uruqi kur kishte shtënë me armë zjarri kishte pyetur “ kënd e rroka” e viktima Fatlind Arifi është shprehur që “më rroke mua”

Tetë dëshmitarë ishin dëgjuar në lidhje me këtë rast, i cili përfundoi në mënyrë tragjike.

Në deklaratën e të pandehurit, Liridon Uruqit, ky i fundit kishte deklaruar se para ngjarjes kishte pirë një ty a tre tima marihuanë ndërsa armën e kishte mbajtur për siguri pasi që kishte qenë i kërcënuar nga një person. Ai shton se rastin e tij e kishte paraqitur në polici.

I pandehuri, Liridon Uruqi tregon se para ngjarjes tragjike ai ishte duke luajtur me të ndjerin Fatlind Arifin, me grushte, ndërsa shton se gjatë kohës sa ishin dule luajtur Liridonit  i ka rënë arma nga brezi ku më pas ka manipuluar me karikator të armës duke shikuar se a ka plumba në të.

Liridon Uruqi ka deklaruar se nuk ka qenë në gjendje të mirë pasi që kishte qenë nën ndikim të marihuanës, ku shton se me të ndjerin nuk ka pasur asnjë problem asnjëherë.

Gjithmonë sipas deklaratës së parashkruar në aktakuzë, i pandehuri Liridon Uruqi ka deklaruar se “vetëm kur ka kërsit arma dhe më kujtohet se i ndjeri ka thënë o më rroke mua dhe i njëjti ka qenë duke ra në tokë, unë u hupa krejt dhe kam shkuar me marrë veturën time e cila ka qenë në një distancë prej 100-150 metra larg”.

Ai tregon se i ndjeri Fatlind Arifi, ka treguar shenja jete deri në hyrje të Gjilanit, ndërsa tregon se si pasi e kishte kutpuar se ka vdekur Fatlindi, i pandehuri është kthyer në shtëpi dhe më pas kishte ikur në mal.

Propozimi i prokurorisë

Të gjitha provat të cilat ishin grumbuarr për tre muaj rresht, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka propozuar që në bazë të provave dëshmive dhe bazimit të ligjshëm të aktakuzës, Gjykata Themelore të shpall të pandehurin fajtor për veprat të cilat i vihen në barrë siç janë: Vrasje e rëndë, Vrasje në tentativë dhe posedim, kontroll, i armës pa leje.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.