Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka festuar dje (e premte), ditëlindjen e saj të 23-të.
Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj.
Në këtë datë, befasitë e rezervuara për këngëtaren ishin të shumta.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku ka treguar surprizën e këndshme që i është bërë në mesnatë.
![Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës petale trendafilash dhe shampanje ne shtrat befasia qe iu be ences pas mesnates - Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/petale-trendafilash-dhe-shampanje-ne-shtrat-befasia-qe-iu-be-ences-pas-mesnates.jpg)
Foto: Enca Haxhia/InstaStory
Bëhet fjalë për një befasi të bërë nga motra e saj, e cila kishte rregulluar dhomën e hotelit me shampanjë dhe petale lulesh.
Këngëtarja duket se është ndjerë e befasuar kur ka hyrë në dhomën e saj, me ç’rast edhe ka falënderuar motrën për këtë befasi të veçantë.
![Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës petale trendafilash dhe shampanje ne shtrat befasia qe iu be ences pas mesnates 1 - Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/petale-trendafilash-dhe-shampanje-ne-shtrat-befasia-qe-iu-be-ences-pas-mesnates-1.jpg)
Foto: Enca Haxhia/InstaStory
“Unë kam motrën më të mrekullueshme në botë”, kanë qenë fjalët e Encës në mbishkrimin e fotografisë.
Ajo është duke qëndruar në Paris kohëve të fundit, teksa ka bërë edhe një vizitë në “DisneyLand”. /Telegrafi/
![Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës petale trendafilash dhe shampanje ne shtrat befasia qe iu be ences pas mesnates 2 - Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/petale-trendafilash-dhe-shampanje-ne-shtrat-befasia-qe-iu-be-ences-pas-mesnates-2.jpg)
Foto: Enca Haxhia/InstaStory
![Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës petale trendafilash dhe shampanje ne shtrat befasia qe iu be ences pas mesnates 3 - Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/petale-trendafilash-dhe-shampanje-ne-shtrat-befasia-qe-iu-be-ences-pas-mesnates-3.jpg)
Foto: Enca Haxhia/InstaStory